Lajme

Ky është kushti i opozitës për t’u kthyer në Kuvend!

05/06/2021 15:26
nga:N M

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar, por që në sallë mungojnë deputet e opozitës.

As ata të Partisë Demokratike , ata të Lidhjes Demokratike e as të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po marrin pjesë në vazhdimin e seancës, pas përleshjes fizike që ndodhi gjatë ditës ndërmjet deputetëve të PDK e VV.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka thënë Gazeta Blic, se si LDK nuk do të kthehet në Kuvend deri sa të ketë një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

“Kur të mblidhet Kryesia e Kuvendit e diskutojmë këtë”, ka thënë Arben Gashi, shkruan Gazeta Blic.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e lëshuan mbledhjen e seancës në momentin kur kryesuesja e seancës Saranda Bogujveci, i ndërpreu fjalën shefit të GP të LDK Arben Gashi.

Nuk vonoi shumë njëjtë vepruan edhe deputete e PDK duke lëshuar sallën, ku dalje sipër pati një përleshje fizike mes tyre dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Seancën e Kuvendit e ka bojkotuar edhe partia më e madhe opozitare në vend PDK me arsyetimin se nuk ka më arsye të vazhdohet një seancë e tillë pas asaj çfarë ndodhi në Kuvend.

Në një konferencë për shtyp, PDK kërkoi dorëheqjen e mënjehershme të ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla për shkak të qëndrimti të saj karshi krerëve të UÇK që po mbahen në Hagë dhe deklaratave të saj për Specialen.

“PDK kërkon mbledhjen e Kryesisë, përndryshe ne nuk do të kthehemi në Kuvend”, ka thënë Abelard Tahiri shef i GP të PDK-së.

Përveç kësaj zyrtarë të kësaj partie kanë paralajmëruar konferenë të jashtëzakonshme për media në orën 16. /Gazeta Blic

“Mos u turrni me yrysh sepse as nuk ua kemi frikën”- Muzaqi i VV-së i reagon ashpër PDK-së pas përplasjes në Kuvend