Bad News Eagles kanë mposhtur dje ekipin më të fortë në botë në CS:GO, FaZe Clan për të vazhduar rrugën në Legends Stage.
bNE triumfoi 2:1 për të vazhduar tutje dhe sot ka ballafaqimin e radhës, tejet të vështirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ekipi shqiptar përballet me NAVI – një prej skuadrave më të forta në botë, që tani pozicionohet në vendin e katërt.
Lojtari i tyre më i rrezikshëm është padyshim S1mple.
Kjo ndeshje fillon nga ora 15:00.
/GazetaBlic Sport


