Sporti

Ky është kundërshtari i FC Prishtinës në raundin e tretë të UEFA Conference League

07/29/2021 22:43
nga:Lorik J

Prishtina ka kaluar tutje në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 5-6 në dy takimet ndaj Connahs.

Ekipi kampion i Kosovës humbi sot nga kampioni i Uellsit (4-2), Connahs, por falë fitores (4-1) në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” kaloi tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Endrit Krasniqi realizoi dy golat për ekipin e Prishtinës në ndeshjen e sotme.

Në ndeshjen e raundit të tretë, FC Prishtina do të takohet me ekipin norvegjez, Bodo/Glimt.

Takimi i parë do të zhvillohet me 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/GazetaBlic Sport