Me 19 vota pro asnjë kundër dhe asnjë të pavlefshme asamblisti i PDK-së në Podujevë, Ilmi Hoxha, është zgjedhur në raundit të tretë të votimit kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës pas zhvillimit të procesit të votimit.
Ai u nominua nga partia e tij, si kandidat i vetëm për këtë pozitë pasi paraprakisht nga e njëjta u tërhoq Adelina Stublla nga Vetëvendosje.
Nga 35 këshilltarë komunal në mbledhje vetëm 19 të tillë morën pjesë në votim ndërsa procesin e votimit të kryesuesit në Podujevë e bojkotuan duke mos marrë pjesë në votim, asamblistët e LDK-së dhe një nga AAK-ja.
Afati i fundit për zgjedhje e kryetarit të Asamblesë Komunale në Podujevë ishte 3 janari 2022.