Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur për kandidatin për kryetar të komunës së Gjakovës.
Bëhet fjalë për Teki Shalën. Shala në të kaluarën e ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të drejtorisë për buxhet në Gjakovë, ndërsa tani i hyn garës për të parin e qytetit, përcjell GazetaBlic.
Lajmin e konfirmuan bashkëpunëtorët e tij të afërt përmes rrjeteve sociale.

/GazetaBlic/


