Pas disfatës ndaj Çekisë me rezultatin 0-2, në mikrofonat e “NOS TV” ka folur tekniku i Holandës, Frank De Boer ku ka deklaruar se deri tek kartoni i kuq i marrë i De Ligtit “tulipanët” po dominonin lojën:
“Çekia ishte një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur, por deri tek kartoni i kuq i marrë nga De Ligt ne kemi dominuar lojën.
Në këto gara deçizive janë episodet, nuk kemi shfrytëzuar si duhet rastin e Malen dhe pas pak minutash kemi mbetur me 10 lojtarë.”, përfundoi De Boer.


