Astrit Ademaj do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, raporton Gazeta Blic.
Gazeta Blic merr vesh se pritet që së shpejti të konfirmohet kandidatura e tij edhe zyrtarisht.
“Brenda pak ditësh do të konfirmohet emri i Astrit Ademajt për kryetar të Pejës”, tha burimi.
Edhe vetë Ademaj e ka paralajmëruar kandidaturën e tij.
“Po, për Pejën”, ka shkruar ai, teksa e ka postuar edhe një foto të qytetit.