Lajme

Ky është kandidati i LDK-së që u listua i treti më i votuari i Diasporës, pas Abdixhikut e Shalës

03/02/2025 13:50
nga:G B

Në përditësimin e fundit në sajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 35.64% të votave nga diaspora.

Nga këto vota, deri me tani Lidhja Demokratike e Kosovës del të jetë partia e dytë më e votuara duke marrë 5853 apo 28.40 për qind.

Nga këto vota prinë kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 5 mijë e 356 vota. Pas tij është Kujtim Shala me 3 mijë e 637 vota.
Ndërsa i treti është renditur kandidati, Hysen Çekaj me 3 mijë e 571 vota nga Diaspora.

Hysen Çekaj nga votat e rregullta në Kosovë kishte marrë 11 mijë e 268 vota.

Ndonëse emri i tij nuk është në top dhjetëshen më të votuar të kandidatëve për deputete, ai është listuar i treti në listën e kandidatëve të LDK’së nga votat e diasporës.