Lajme

Ky është kadeti i policisë që humbi jetën në aksidentin në Klinë

11/21/2022 10:15
nga:Genita C

Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka humbur kontrollin me veturën e tij në fshatin Jashanicë duke humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se viktima është Flordian Shabaj nga fshati Nabërgjan i Klinës.

I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

Pamje të rënda: Humb jetën një kadet i policisë, aksidenti ndodhi në Klinë