Vigan Xhemshiti, është i riu që ndërroi jetë, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve nga një therje me thikë.
I ndjeri, që merrej me boks, u sulmua nga disa të dyshuar në Hajvali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa si pasojë e saj është plagosur me thikë një person.
“Dje rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.