Lajme

Ky është i riu që u vra nga babai i tij

06/13/2022 20:22
nga:Gazeta Blic

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje e rëndë në Peran të Podujevës.

Merret vesh se i vrari është Erdonit Ismajli. Ai u vra nga babai i tij, Naim Ismajli.

Ende nuk dihet për motivet e vrasjes.

I vrari Erdonit Ismajli

Naim Ismajli, i cili e vrau djalin e tij

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.