Lajme

Ky është i riu që terrorizoi Podujevën me kallashnikov

01/28/2026 15:07
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të riun që gjuajti me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke terrorizuar qytetarët.

Lajmin e konfirmoi Policia Rajonale e Prishtinës, ndërsa mediat lokale atje raportojnë se i dyshuari është Fatbardh Hamza.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”.