Lajme

Ky është i dyshuari për vrasjen në Hajvali

08/11/2025 23:11
nga:Gazeta Blic

Mësohet se personi që dyshohet për vrasjen e 41-vjeçarit Muhamet Matoshi, sonte në Hajvali të Prishtinës, është Xhemajl Nuhiu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Minatori, ku viktima u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas burimeve të sinjalit, hetimet janë ende në zhvillim dhe Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për arrestimin e të dyshuarit.

Motivi i vrasjes deri më tani mbetet i paqartë.