Sporti

Ky është grupi që e dëshiron Duka

12/02/2023 17:48
nga:E K

Sot do të hidhet shorti i fazës së grupeve për kampanjën e Evropianit “EURO 2024” në Berlin.

Përveç Gjermanisë nikoqire, 20 skuadra janë kualifikuar tani për turneun e verës së ardhshme, në mesin e të cila është edhe Shqipëria dhe tre vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it në mars.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, në një intervistë për mediumin “News24” ka folur rreth grupit që e dëshiron ta ketë Shqipëria.

“Le të kënaqemi me atë që kanë arritur djemtë me punën dhe djersën e tyre. Le të kënaqen në Kampionatin Evropian me mënyrën e tyre dhe të luajnë siç kanë bërë në kualifikime, me motivimin më të madh dhe pa frikë ndaj skuadrave të forta. Ne do ta mirëpresim çdo short dhe do ta bëjmë më të mirën, jo vetëm për të marrë pjesë, por të lëmë më shumë gjurmë sesa që kemi bërë në vitin 2016”, ka theksuar Duka.

Ekipet konkurruese do të zbulojnë fatin e tyre në fazën e grupeve në orën 18:00.