Sporti

Ky është gjyqtari që do e drejtojë sfidën e barazhit ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit

05/28/2021 13:13
nga:E K

Mervan Bejtullahu do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e barazhit ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit.

Gjyqtari më i mirë në vend do të shoqërohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa.

Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtar i katërt, shkruan GazetaSheshi. Sfida ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit do të zhvillohet këtë të premte me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra fituese siguron pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ri.