Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një tentativë për futjen e kontrabandës.
I arrestuari është gardiani Sebastian Deliaj, te i cili janë gjetur të fshehura substanca të dyshuara narkotike, për të cilat dyshohet se kishte për qëllim t’i fuste brenda institucionit.
Për rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra./Klankosova.tv
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.


