Sporti

Ky është futbollisti që ka fituar më së shumti penallti në Premier League

02/11/2022 09:39
nga:Mergim Rreci

Raheem Sterling ka fituar më shumë penallti se çdo lojtar në historinë e Premier League.

Ai tani ka ‘fituar’ 26 penallti gjatë karrierës së tij në Premier League, plus disa të tjera në fanellën e Anglisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, konsensusi i përgjithshëm është se Sterling fiton më shumë penallti se shumica për shkak të përzierjes së stilit të tij individual të lojës dhe strukturës sulmuese të Manchester Cityt.