Trajneri i mirënjohur i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli ka prezantuar formacionin më të mirë sipas tij pas fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Sokoli bëri një formacion të cilin e konsideron si më të mirin pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai në portë e vendosi portierin Courtois, në mbrojtje e vendosi Bonuccin, Varanen dhe Hummelsin, në mesfushë e vendosi Alban në anën e majtë, Xhakan dhe Pogban në mes, kurse Shaqirin në anën e djathtë.
Në sulm ai vendosi Mbappen, ronaldon dhe Lukakun.



