Sporti

Ky është formacioni më i mirë i fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

05/05/2022 18:06
nga:E K

Liverpool dhe Real Madrid siguruan biletat për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool arriti ta eliminoi Villarrealin duke e mposhtur në ndeshjen e dytë me rezultat 2-3, kurse me rezultat të përgjithshëm 5-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër Real Madrid arriti të bëjë mrekullinë duke eliminuar Manchester Cityn me një përmbysje të madhe.

Reali ishte në disavantazh nga ndeshja e parë me rezultat 4-3, kurse në Bernabeu po humbiste me rezultat 0-1, derisa në skenë u shfaqë Rodrygo i cili shënoi 2 gola për dy minuta për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Los Blancos ishin më të mirë në vazhdime duke shënuar edhe një gol me anë të Benzemas për të eliminuar Citizens me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Pas ndeshjeve gjysmëfinale është publikuar formacioni i javës.

Ky është formacioni më i mirë i kësaj javë në Ligën e Kampionëve:

(4-3-3): Courtois; Cancelo, Nacho, Militao, F Mendy; Capoue, Fabinho, Valverde; Rodrygo, L Diaz, Bernardo.

/GazetaBlic Sport/