Sporti

Ky është formacioni më i mirë i Anglisë sipas Fabregas

06/12/2021 11:40
nga:E K

Euro 2020 filloi zyrtarisht dje në mbrëmje me ndeshjen Turqi – Itali.

Skuadra e Roberto Mancini tregoi pse janë një nga favoritët për të fituar këtë garë duke fituar përballë Turqisë me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Një ekip tjetër që ka aspirata për të fituar turneun është Anglia. “Tre Luanët” kanë një skuadër me emra të mëdhenj në ekip dhe është vështirë të përcaktohet një 11’she nga ana e Southgate.

Cesc Fabregas megjithatë ka zgjedhur 11’shen më të mirë të Anglisë.

Ky është formacioni më i mirë i Anglisë sipas spanjollit:

Anglia: Dean Henderson, Reece James, John Stones,Harry Maguire, Ben Chilëell, Jordan Henderson, Declan Rice, Jack Grealish, Phil Foden, Mason Mount, Harry Kane.