Lajme

Ky është dorasi që dyshohet se vrau 30 vjeçarin në Ferizaj

05/28/2022 10:21
nga:Genita C

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.

Mësohet se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella, ndërkaq burime të Insajderit konfirmojnë se dorasi është Qendrim Januzi.

Sipas Policisë, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Pamje të rënda/ Momenti nga rasti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj

Ky është 30 vjeçari që mbeti i vrarë në Ferizaj