Spektakli i “Big Brother Vip Kosova” tashmë ka startuar dhe banorët e shtëpisë janë familjarizuar me njëri-tjetrin dhe po zhvillojnë biseda nga më të ndryshme mes vete.
Pjesë e shtëpisë është edhe reperi i njohur kosovar, Getinjo i cili pas hyrjes në shtëpi është komentuar mjaft shumë sa i përket deklaratave të tij brenda shtëpisë.
Së fundmi, reperi ka befasuar të gjithë banorët me paraqitjen e tij brenda shtëpisë teksa ka vendosur një paruke në kokë e cila ia ndryshoi komplet pamjen.
Veshur me një xhaketë lëkure me syze dielli e bënte të dukej një “mafioz” i vërtetë.


