Lajme

Ky është arsyetimi i Gjykatës së Apelit për rastin Telekomi – Z Mobile (dokument)

03/18/2022 15:37
nga:N M

Në aktvendimin e kësaj gjykate, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, thuhet se është aprovuar si e bazuar kërkesa e Telekomit për anulimin e vendimit të Gjykatës Themelore 2020, përmes të cilit Telekomi i detyrohej kompanisë Z -Mobile mbi 24 milionë euro.

“Aprovohet si e themeltë ankesa e të autorizuarit të debitorit “Telekomi i Kosovës” sh.a. me seli në Prishtinë, anulohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë. PPP.nr 1486/19, i datës 06.07.2020, dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatë në procedim të sërishëm”, thuhet në këtë aktvendim.

Mu për këtë vendim, sonte pritet që Telekomi i Kosovës të dalë me një komunikatë për media.

Shuma e plotë që Telekomi ishte e detyruar t’ia kthejë Dardafon-it, më konkretisht Z-Mobile-it, sipas vendimit të Themelores, ishte gjithsej 24 milionë e 684 mijë euro.

Kujtojmë se të njëjtin vendim, Telekomi e kishte atakuar edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, me ç’rast ishin gjetur një varg shkeljesh në vendimin e Gjykatës Themelore.