Tashmë është caktuar se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Real Madrid-Milan.
Bëhet fjalë për sllovenin Slavko Vincic, për të cilin kjo ndeshje do të jetë e treta që do të gjykojë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Vincic, sezonin e kaluar ka gjykuar 6 ndeshje në Ligën e Kampionëve, mes tyre edhe finalen mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.
Kujtojmë se ky duel mes dy skuadrave më të suksesshme të këtij kompeticioni, do të zhvillohet të martën në “Santiago Bernabeu” në orën 21:00.