Lajme

Ky është 87 vjeçari nga Obiliqi që agjëroi këtë vit Ramzanin 75-të, thotë se e ka më të lehtë në pleqëri

05/12/2021 20:51
nga:Y I

Mbrëmja e sotme shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e për Vehbi Hashanin ky bëhet Ramazani i 75-të që agjëron.

Haxhiu Bihu, siç e njohin ndryshe në Obiliq, është 87-vjeçar dhe agjërimin për herë të parë e filloi në moshën 13-vjeçare.
Ai thotë se më të lehtë agjërimin e ka në pleqëri sesa gjatë rinisë, pasi si bujk i duhej të punonte në ara. Tregon se agjërimi përveç rolit fetar, ndihmon edhe pastrimin e trupit të njeriut.

Përveç agjërimit, Haxhi Bihu rrëfen se nuk mungon në xhami as për faljen e pesë namazeve, përfshirë teravitë.

Megjithëse më i moshuari, ai është i pari që hap derën e xhamisë për t’i pranuar besimtarët e tjerë.