Lajme

Ky është 51-vjeçari që dyshohet se qëlloi për vdekje gruan e tij në Skenderaj

01/05/2022 17:13
nga:Y I

Fshati Llaushë i Skenderajt është tronditur sot nga një vrasje në familje që ka ndodhur rreth orës 13:40.

Një 51-vjeçar dyshohet se e ka qëlluar me gjashtë plumba gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q.

Sinjali mëson se i dyshuari është Skender Qerimaj, i cili është vetëdorëzuar në Polici, ku ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Lirie Qerimaj.

“E vrava gruan”, u ka thënë 51-vjeçari zyrtarëve policorë, në momentin kur është vetëdorëzuar.

48-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, por për shkak të plagëve të rënda, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, Skender Qerimaj është dërguar në ndalim policor.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 48-vjeçares është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Burri vret gruan në Llaushë të Skenderajt