Lajme

Ky është 50 vjeçari që u vra sonte në Gjilan

09/12/2021 21:46
nga:Gazeta Blic

Një 50 vjeçar ka mbetur i vrarë sonte në një kafiteri te parku i qytetit në Gjilan.

Mësohet se viktima është Bakush Veseli nga Bujanovci.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Gazeta Blic, se viktima ishte duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje nga dy persona.

Të njëjtit pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.