Një 30 vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, në fshatin Pakashticë të Podujevës.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një person është arrestuar.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar, dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K., (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Gazeta Blic mëson se Mentor Kajtazi ka mbetur i vdekur nga kjo ngjarje, teksa i dyshuari është baxhanaku i tij, Florim Bunjaku.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur tragjikisht.