29-vjeçari që humbi jetën në Prishtinë është Qendrim Breca, raporton Sinjali.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi viktima u dërgua në QKUK, ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç”.


