Lajme

Ky është 26-vjeçari që u ther për vdekje në Mitrovicë

10/30/2021 09:56
nga:M K

GazetaBlic pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi pasmesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku një person është therur për vdekje nga dy të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka treguar se personi që ka mbetur i vrarë është 26-vjeçar me inicialet A.M.

Policia ka njoftuar gjithashtu se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit. Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Vrasje në Mitrovicë