Lajme

Ky dyshohet të jetë shkaktari i vdekjes së çiftit në Junik

12/25/2023 15:21
nga:Gazeta Blic

Pronari i fabrikës “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta.

Vdekjen e çiftit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para, shakatar dyshohet të ketë qenë rryma.

“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, kanë thënë nga Policia.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Edhe njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.