Lajme

Ky dyshohet se ishte motivi që çoi në keqtrajtimin e 18 vjeçares nga D. K., ku si pasojë edhe ndërroi jetë

08/23/2021 11:57
nga:Gazeta Blic

Mësohet se 18 vjeçarja e cila ishte dërguar pa shenja jetë në spitalin e Ferizajt, dyshohet se ishte keqtrajtuar nga i dyshuari D.K., për motive të ultëta.

Sipas Prokurorisë “I dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në njoftimin e Prokurorisë ndër të tjera thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, me vendim të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.