Para pak çastesh policia ka arrestuar tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Motivet e këtij sulmi, raportohet lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani, pjesëtare e familjes së të dyshuarve për vrasjet.
Sipas burimeve, të arrestuarit kanë dyshuar se arsyeja e vetëvrasjes së vajzës, ndërlidhet me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, të qëlluar për vdekje para 13 ditësh në Gllogjan.
Ndërkaq, Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.