Sporti

Ky do të jetë numri i tifozëve të Real Madridit sonte në ‘Allianz Arena’

04/30/2024 11:52
nga:Mergim Rreci

Spektakël i madh në Ligën e Kampionëve.

Me fillim nga ora 21:00, Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një finale para finales, me dy skuadrat që tradicionalisht kanë dhuruar spektakël kur janë përballur në kompeticionin më të madh për klube.

Bavarezët eliminuan Arsenalin në çerekfinale, kurse Real Madrid e eliminoi Manchester Cityn pas dy ndeshjeve shumë emocionuese e dramatike.

Rreth 4 mijë tifozë të Real Madridit kanë udhëtuar për ta përkrahur skuadrën e tyre të ‘zemrës’ sonte në ‘Allianz Arena’.

❗️4,000 Real Madrid fans travelled to Munich to support the team. @tjcope #UCL pic.twitter.com/ObxNYiD0w0

— Madrid Zone (@theMadridZone) April 30, 2024