Liverpool njoftoi të enjten se sulmuesi Darwin Nunez ka kaluar zyrtarisht në numrin 9 të fanellës për sezonin 2023-24.
Uruguaiani mbante numrin 27 sezonin e kaluar pasi u transferua verën e kaluar, por tashmë Roberto Firmino, ish-pronari i numrit 9, është larguar nga klubi anglez këtë afat kalimtar për në Arabinë Saudite, duke lënë kështu numrin bosh, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur që vesh numrin nëntë. Jam shumë krenar”, tha Darwin Nunez.
“Sinqerisht, më parë lojtarë të tjerë e përfaqësonin shumë mirë këtë numër dhe tani është radha ime ta përdor. Dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, theksoi lojtari.
/GazetaBlic Sport/


