Lajme

Ky do të jetë moti për ditën e zgjedhjeve

11/13/2021 14:29
nga:M K

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht me mjegull dhe intervale të diellit.

IHMK njofton se në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.