Sporti

Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “Play Off” nëse e kalon Bodo Glimtin

08/02/2021 14:30
nga:N M

Prishtina është shumë afër një ëndrre të madhe të futbollit kosovar.

Prishtina e cila tashmë ka siguruar fazën e tretë në Conference League, sot ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën “Play off” e cila dërgon pastaj në fazën e grupeve në Conference League.

Bardhekaltrit do të ndeshën me skuadrën norvegjeze Bodo Glimt, por në rast se e kalojnë atë, atëherë në fazën Play – Off për kundërshtar do ta kenë fituesin e ndeshjes Mura – Zargilis.

Duke e parë formën e mirë të Prishtinës, gjithçka është e mundshme dhe nëse veç arrijnë bardhekaltrit ta prekin fazën e grupeve, do të ishte një lajm i jashtëzakonshëm për futbollin kosovar.