Showtime

Ky detaj e zbulon se Fjolla dhe Fisniku nuk janë ndarë

10/05/2021 22:33
nga:Q R

Fjolla tanimë po prin në listën e presonazheve vip më të komentuara.

Fjolla Morina këngëtarja e cila qëndroi në paraburgim për shkak të arratisë nga arresti shtëpiak në Kukës tanimë është e lirë, shkruan lajmi.net.

Fjolla po shijon intensivisht lirinë e saj ku u kthye fuqishëm edhe me postime në instagram, madje edhe me poza provokuese.

E në ato të fundit i erdhi edhe një ‘like’ i veçantë nga Finsik Syla ku kohët e fundit janë raportuar se janë ndarë.

Ndërkohë jo vetëm që ai ia pëlqeu Fjollën por edhe filloi ta ndjekë këngëtaren në instagram, pasi që deri sot nuk e kishin njëri-tjetrin.