Si çdo vit tjetër edhe kësaj here revista ‘’People’’ do të shpallë mashkullin më seksi të vitit.
Ky epitet siç po flitet këtë vit do t’i takojë Chris Evans, i cili do të shfaqet në kopertinën e lakmuar për vitin 2021.
Kopertina e tij ishte planifikuar për vitin 2020 por një fotografi nudo e hedhur aksidentalisht në rrjetet sociale nga ana e tij bëri që të mos konsiderohej kohë e përshtatshme për të.
Evans do të zbulohet në kopertinën e People javën e ardhshme.
Këtë titull për vitin 2020 e mori Michael B. Jordan.