Sporti

Kvaratskhelia qëndron te Napoli deri në vitin 2029

12/10/2024 19:42
nga:Lorik J

Anësori i Napolit, Kvaratskhelia së shpejti do të vazhdojë kontratën me klubin, raporton Corriere dello Sport.

Klubi ka rifilluar punën për zgjatjen e kontratës së re të lojtarit, e cila do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe do të përfshijë rritje rroge dhe bonuse të ndryshme.

Të dyja palët pritet të zgjidhin të gjitha detajet deri në fund të vitit 2024.

Gjeorgjiani 23-vjeçar luan për Napolin që nga 1 korriku 2022 dhe kontrata e tij aktuale me klubin skadon më 30 qershor 2025.

Këtë sezon, Kvaratskhelia ka pesë gola dhe tre asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport