Sporti

Kvaratskhelia pranë rinovimit të kontratës me Napolin

12/10/2024 11:06
nga:Mergim Rreci

Khvicha Kvaratskhelia dhe Napoli janë afër arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës së tij, duke e zgjatur atë nga viti 2027 në 2029.

Corriere dello Sport raporton se të dyja palët janë më afër arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me pagën, bonusin dhe klauzolën e lirimit të sulmuesit 23-vjeçar, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky lajm, siç theksohet në Itali, është befasues, pasi hapat e fundit të këtyre negociatave vunë në dukje një mospërputhje të konsiderueshme mes Napolit dhe Kvaratskhelia, aq sa klubi tashmë po mendonte të hidhte lojtarin në treg.

I transferuar në vitin 2022, Khvicha ishte një nga figurat kryesore në titullin kampion italian të Napolit në 2022/23. Këtë sezon, ai ka pesë gola dhe tre asistime në 17 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/