Agjenti i anësorit italian të Napolit Kvaratskhelia kërkon nga drejtuesit e klubit napolitan tetë milionë euro si pagë për klientin e tij për të nënshkruar kontratën e re.
Sipas informacioneve, Napoli nuk është gati t’i ofrojë lojtarit 23-vjeçar më shumë se gjashtë milionë euro në vit plus bonuse shtesë.
Palët po diskutojnë për zgjatjen e kontratës së futbollistit gjeorgjian deri më 30 qershor 2029.
Negociatat do të vazhdojnë në javët në vijim.
Kontrata aktuale e lojtarit me napolitanët është deri më 30 qershor 2027.
/GazetaBlic Sport