Kvicha Kvaratskhelia është duke u bërë një figurë spektakolare në Ligën e Kampionëve këtë vit.
Anësori i Napolit shkëlqeu dje me paraqitjen e tij ndaj Ajaxit, ku skuadra italiane fitoi me rezultat 4-2, shkruan GazetaBlic Sport.
21-vjeçari po duket si një vjedhje absolute pasi mbërriti nga Dinamo Batumi për vetëm 9 milionë funte në verë.
Kvaratskhelia ka fituar pseudonimin ‘Kvaradona‘ në Napoli pas paraqitjeve fantastike, në shenjë respekti për të ndjerin Diego Maradona.
Gjeorgjiani kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren e Napolit në Champions League.
Kvaratskhelia posedon aftësi të jashtëzakonshme dhe një stil vrapimi që pakkush ka arritur ta kuptojë ende.
Kvicha Kvaratskhelia vs Ajax
75 minutes played.
— َ (@natsuovz) October 12, 2022
Tifozët kanë reaguar ndaj performancës së Kvaratskhelia dhe mendojnë se ai mund të jetë lojtar tjetër i madh për skuadrën.
Një person tha: “Çfarë nënshkrimi për Napolin ka qenë ky fëmijë.”
Një tjetër komentoi: “Ky djalosh është aq i mirë që tashmë është i frikshëm”.
“Kvaratskhelia po e bën futbollin përsëri të bukur”, shkroi një fans tjetër.
/GazetaBlic Sport/


