Euro2024

Kvaratskhelia: Ja arritëm! Ne mund të luftojmë të gjithë

06/27/2024 08:34
nga:E K

Ylli i madh i Gjeorgjisë, Kvicha Kvaratskhelia flet menjëherë pas fitores 2-0 ndaj Portugalisë në Gelsenkirchen që dërgoi Gjerogjinë në mënyrë sensacionale në 16-tën e fundit të Euro 2024 kundër Spanjës.

“Jam shumë i lumtur sot sepse ia dolëm. Portugalia është një ekip i madh, por ne fituam. Unë u thashë shokëve të mi se jemi një ekip shumë i mirë dhe mund të luftojmë me të gjithë”, tha Kvaratskhelia, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshjet e para të 1/16 të finales fillojnë të shtunën me takimin mes Zvicrës dhe Italisë.

/GazetaBlic Sport.