Sporti

Kvaratskhelia e ëndërron Realin

11/30/2023 16:32
nga:E K

Babai i Khvicha Kvaratskhelias ka zbuluar se i biri i tij ëndërron të luajë një ditë në Real Madrid.

Ylli gjeorgjian po shkëlqen në fanellën e Napolit dhe mbrëmë u përball pikërisht me klubin e ëndrrave të tij fëmijërore, por edhe të tashme.

E babai i tij, Badri nuk e ka fshehur këtë dëshirë të kamotshme të futbollistit për të luajtur për “Los Blancos”.

“Khvicha gjithmonë kishte ëndërruar dhe ëndërron të luajë për Real Madridin. Jam i sigurt për këtë”, deklaroi fillimisht ai për “Geo Team”.

“Për Khvichan, të luajë kundër Real Madridit ishte diçka speciale. Në familjen time të gjithë janë tifozë të Real Madridit, përveç meje”, vazhdoi Kvaratskhelia senior.

22 vjeçari dha kontribut të jashtëzakonshëm te Napoli në edicionin e kaluar duke ia sjell titullin e kampionit të Italisë ekipit napolitan pas pritjes së gjatë.

Për të ky mund të jetë sezoni i fundit në stadiumin “Diego Maradona” pasi në vetën e ardhshme mund të transferohet në një klub më të madh evropian.

E natyrisht, Reali do të ishte realizimi i një ëndrre për të…