Lajme

Kuvendi nuk e voton projektligjin për tërheqjen e mjeteve të Trustit

01/19/2023 17:48
nga:Astrit Gashi

Me 55 vota kundër, 42 vota për dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projektligjin për tërheqjen e Trustit.

Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë, 97 prej të cilëve votuan.

Siç dihet, nisma për tërheqjen e mjeteve të Trustit ishte e iniciuar nga qytetarët përmes një peticioni e që është përkrahur nga partitë opozitare.

Menjëherë pas përfundimit të votimit, pjesëtarët e partive opozitare e lëshuan sallën.