Sporti

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së i mbyllur për media

02/05/2026 10:41
nga:Mergim Rreci

Sot do të zgjidhet kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës. Kjo pritet të ndodhë në Kuvendin Zgjedhor, i cili do të zhvillohet nga ora 11:00 në Prishtinë.

Në këtë mbledhje, delegatët e futbollit do të zgjedhin presidentin e FFK-së për mandatin e ri katërvjeçar 2026–2030.

Kandidat i vetëm në këtë proces është kryetari aktual, Agim Ademi, i cili synon mandatin e tij të tretë në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

Ademi e mori drejtimin e FFK-së pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Po ashtu, në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Caktimi i këtij kuvendi për 5 shkurt ka ngjallur reagime, përfshirë MKRS, e cila ka kërkuar që para mbajtjes së kësaj mbledhje të bëhet harmonozimi i statutit të FFK-së me legjislacionin e vendit dhe me UEFA e FIFA.

Ky Kuvend do mbahet në hotelin ‘Emerald’, kurse nuk do të jetë i hapur për media, ashtu siç ka qenë edhe në Kuvendin paraprak.