Lajme

Kuvendi të premten voton për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

07/13/2021 16:48
nga:M K

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit, që pritet të mbahet të premten, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Tahiri duke folur para mediave, tha se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre.

Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Seanca mbahet të premten, në ora 10:00”, ka thënë Tahiri.