Lajme

Kuvendi shtyn seancën që ishte paraparë të mbahej nesër

12/11/2022 15:34
nga:G B

Me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media, Kuvendi ka njoftuar se për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.​