Lajme

Kuvendi shkon në pauzë, nga AAK-ja dhe LDK-ja thonë që s’ka kuptim të vazhdojë debati pa Kurtin

02/13/2023 16:10
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dhe ai i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkuan të mos vazhdohet debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, pa prezencën e kryeministrit.

Deputetët opozitarë këto qëndrime i dhanë pasi gjatë debatit të ftuar për këtë temë, kryeministri Kurti e lëshoi seancën plenare.

Me kërkesë të tyre Kuvendi shkoi në pauzë njëorëshe.